Berat, familja e varfër, me shtëpi të
rrënuar dhe pa drita, apel për ndihmë

Berat, familja e varfër, me shtëpi të<br />rrënuar dhe pa drita, apel për ndihmë
BERAT-Një 58-vjeçar nga qyteti i Beratit prej kohësh jeton në një banesë tërësisht të rrënuar, siç shikohet edhe nga pamjet është pa çati dhe tre pjestarët e kësaj familje jetojnë në korridor, pasi kjo është pjesa më e mbuluar në të gjithë shtëpinë.
 
Nga pamundësia për ta paguar, energjia elektrike i është shkëputur prej kohësh.
 
Llazari ka dy fëmijë, ndërsa gruaja e tij ka ndërruar jetë para 8 vjetësh. I gjendur përballë këtyre kushteve ai detyrohet që gjithçka të bëjë vetë, pasi djemtë e tij janë në moshë të vogël.
 
Për të siguruar bukën e gojës e gjithë familja detyrohen të lypin në rrugët e qytetit, pasi ndihma ekonomike prej 2 mijë lekësh është e pamjaftueshme.
 
I gjendur në këto kushte 58-vjeçari kërkone ndihmën e shtetit të paktën për të ndërtuar çatin e shtëpisë, sepse kushtet atmosferike e bëjnë të pamundur jetesën në rrënojat ku ata janë sot.

‘’Kushte shumë të vështira, shtëpia nuk ka çati. Natën kemi shumë ftohtë. Unë kam dy çuna pa punë. Janë të vegjël. Kërkojmë ndihmë nga qeveria’’,-u shpreh kryefamiljari. 
 
Shumë herë është folur për banesa sociale, por deri tani asnjë institucion shtetëror nuk ka kthyer sytë nga familja tre anëtarëshe e Llazar Dropullit.

[gallery]21054[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi