BERAT - Qytetaret beratas prej tre ditësh vijojnë të lëvizin pa paguar biletë në urbanet e linjave te qytetit. Kjo pasi prej tre ditësh këta urbanë qarkullojnë pa faturino, pas refuzimit të tyre për të shkuar në punë. E gjithë kjo situatë vjen në shenjë proteste ndaj Drejtorisë së Parkut të Udhëtarëve.

Faturinot kërkojnë që norma e ditës së punë të ulet nga 18 mijë lekë të reja në 11 mijë lekë të reja nga shitja e biletave pasi sipas tyre e kanë të vështirë ta plotësojnë këtë normë. 

Fatorinot gjithashtu kërkojnë të ndalohet qarkullimi i furgonëve 8+1 pasi pohojnë se këta furgonë u marrin klientët.

Ndërkohë Drejtoria e Parkut të Udhëtarëve ka nisur konsultimet me protestuesit dhe me Bashkinë për zgjidhjen e këtyre problematikave.

autobus berat

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)