BERAT- Tregtarët e rrethit të Beratit që merren me ullinjtë ndihen të kërcënuar nga importi i ullirit nga vendet fqinje. Edhe pse prodhimi vendas është i shumtë ata vuajnë për të gjetur treg-shitje, por shqetësimi më i madh është se ata detyrohen që të ulin çmimet nën kosto pasi ullinjtë që vijnë kryesisht nga Greqia vijnë me një çmim shumë të ulët.
Fermerët e fshatit Bilçë në Berat po falimentojnë edhe pse tregtia e ullirit është e vetmja mundësi që siguron të ardhurat për jetesën e katër mijë familjeve. Fermerët kërkojnë ndihmë nga ana e shtetit për hapjen e tregjeve dhe mos lejimin e mallit që vjen nga jashtë, për t’u tregtuar në vend me çmime më të ulëta, pasi sipas tyre vetë shteti çdo ditë propagandon për mbjelljen e ullirit si një nga pasuritë më të mëdha në vend.
“Ne të fshatit Bilçë të rrethit të Beratit ushqehemi vetëm me ullinj. Kërkojmë që shteti të na ndihmojë për tregun. I kemi bërë të gjitha yzmetet por nuk ia dalim dot të paguajmë as lekët e plehut”, shprehen fermerët e fshatit Bliçë.
Fshati Bilçë pak kilometra larg qytetit të Beratit është një ndër fshatrat më prodhues të ullirit në këtë qark jo vetëm për prodhimin, por dhe cilësinë e produktit.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com