Berat, festohet 35 vjetori i
krijimit të grupit të këngës popullore

Berat, festohet 35 vjetori i<br />krijimit të grupit të këngës popullore
BERAT - Grupi i këngëve popullore dhe qytetare të Beratit mbushi 35 vjeç qe nga krijimi i tij. Ky grup për vite me radhë ka prezantuar qytetin muzeal në shumë evente të ndryshme kombëtare ku është nderuar edhe me çmime.
 
Në këtë datëlindje të tij u organizua një koncert festiv nga bashkia e qytetit ku janë mbledhur emrat më të vjetër të muzikës beratase. Në Pallatin e Kulturës qytetarët beratas kanë ndier emocionet e këngës së njohur qytetare, të cilët janë sjell nga këngëtarët, shumë prej tyre nuk jetojnë më.
 
Në një përshëndetje për këtë koncert kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi u shpreh se interpretuesit në vite ngritën në art këtë grup, i cili ka mbajtur gjallë traditën e vjetër të këngëve beratase.
 
Krijimi i këtij grupi shtoi vlerat e këngës popullore dhe qytetare kudo në vend, ndërkohë që tradita e tyre është po aq e hershme sa ky qytet. Emra të njohur të muzikës si Virgjini Mile, Asqeri Kadëna, Xhevdet Dervishi, Sybi Berat, etj bën historinë me krijimin e këtij grupi duke u shtuar vlerat e qytetit dhe në art.
  
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje