​Banorët e fshatit Otllak, edhe pse vetëm pak kilometra larg qytetit të Beratit, prej 3-muajsh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.Të lodhur nga kjo situatë banorët kanë shfrytëzuar oborret për të ndërtuar puse dhe me anë të pompave mundohen të furnizohen me ujë, por jo të gjithë e kanë këtë mundësi. 

Rrjeti i ujësjellësit që ka ekzistuar prej vitesh në këtë zonë, në këto momente nuk është funksional dhe në çesmat e 1200 familjeve të këtij fshati nuk rrjedh asnjë pikë ujë.

Banorët shprehen se ata janë të detyruar që me kafshë ,makina por edhe në këmbë të mbushin uji tek çesmat e varrezave të Burdulliasit në hyrje të qytetit të Beratit,ose të blejnë ujë.

Pavarsisht ankesave ndër vite të banorëve të zonës, instancat përkatëse prej vitesh kanë zgjedhur të heshtin.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)