BERAT – Një person ka humbur jetën dhe tre shokët e tij kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin ka rënë në humnerë në rreth 100 metra lartësi. Aksidenti ndodhi në aksion Corovodë-Dervë në vendin e quajtur Pirogosht ne rrethin e Skraparit.

Fuoristrada në të cilën udhëtonin 4 persona doli nga rruga ne afersi te fshatit Gjerbëz duke përfunduar në humnerë, ku si pasojë gjeti vdekjen Neki Elezi dhe mbetën të plagosur miqtë e tij, Ardit Hoxha, Redi Myrtaj dhe Bardhi Hysi. Ky i fundit u transportua me helikopter drejt spitalit Ushtarak në Tiranë për ndihmë më të specializuar, ndërsa dy të plagosurit e tjerë mbërritën në spitalin e Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Katër të rinjtë mësohet se udhëtonin drejt fshatit Dëvri, ku punonin në një firmë private të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ
berat aksident me logo
berat aksident me logo
(Në foto: Transportimi i të plagosurve me ambulancë)

Shkak për aksidentin sipas policise, dyshohet se janë bërë kushtet e vështira të terrenit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)