Mbrojtësi i Atalantës dhe i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka 'hapur zemrën' për "Tuttosport". Futbollisti ka folur për statistikat personale, ecurinë në Europë dhe dëmtimin që e mbajti gjatë për shumë kohë. Për Gjimshitin, afrimi në stol i Gasperinit i ka dhënë shumë bergamaskëve.
“Statistikat personale të këtij sezoni me Atalantën janë shumë të rëndësishme për mua. Kur unë u transferova te Atalanta në krye të skuadrës ishte ende Reja si trajner dhe vetëm më pas erdhi Gasperini me të cilin nisëm një cikël fantastik. U kualifikuam në Europa League dhe më pas në “magjiken” Champions League. Në fillim të aventurës me Atalantën me larguan në huazim për dy sezone, por më pas u riktheva dhe gjithçka ndryshoi”, tha fillimisht mbrojtësi.
Gjimshiti foli edhe për sezonin aktual, duke e quajtur disi të ndërlikuar.
"Ky sezon është shumë i balancuar, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kampionati si rrjedhojë bëhet i komplikuar. Unë besoj shumë te projekti i Atalantës, por edhe te shokët e skuadrës. Kemi kaluar edhe kohë më të vështira, por gjithnjë kemi ditur të rikthehemi. E kemi treguar forcën”, vijoi Gjimshiti.
Më pas mbrojtësi i Kombëtares u ndal edhe te dëmtimi që e mbajti gjatë për shumë kohë.
“Në dy ndeshjet e para të sezonit unë isha titullar, por më pas erdhi dëmtimi. Pata një problem në sfidën me Milanit pas një dueli me Origin. Më pas kur u riktheva nga dëmtimi ishin të tjerë lojtarë që po bënin mirë në atë moment dhe nuk mund të rikthehesha menjëherë si titullar. Por nuk asnjë problem në këtë pikë sepse bëhet për të mirën e skuadrës”, tregoi Gjimshiti.