Berat Gjimshiti hedh pas krahëve dëmtimin, ja kur rikthehet në fushë

Berat Gjimshiti hedh pas krahëve dëmtimin, ja kur rikthehet në fushë

Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i Kombëtares dhe Atalantës, Berat Gjimshiti duket se ka lënë pas dëmtimin muskulor të pësuar në grumbullimin e fundit me kuqezinjtë. Klubi bergamask luan kundër Fiorentinës të diel në 15:00, teksa Gjimshiti është ritkhyer në stërvitje.

Gjatë stërvitjes së djeshme, Sead Kolasinac dhe Berat Gjimshiti u rikthyen pjesërisht në punë me grupin, duke rritur shpresat për një rikthim të shpejtë në fushë.

Të dy mbrojtësit mund të grumbullohen për ndeshjen e nesërme, por mbetet e vështirë që ata të nisin atë si titullarë. Megjithatë, ka të ngjarë që ata të mund të jenë në kapacitet të plotë për ndeshjen e Champions League kundër Arsenalit.

“Kolasinac dhe Gjimshiti vijnë në formë jo më optimale për këtë ndeshje, Por të gjithë ata që janë grumbulluar, janë të gatshëm për t’u aktivizuar”, tha Gasperini sot para gazetarëve, duke konfirmuar se mund të ketë minuta në fushë edhe për kapitenin kuqezi i cili është kthyer në një nga pikat kyç të skuadrës së tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje