BERAT- Tre autorët e atentatit të ndodhur me armë 3 ditë më parë në një lavazh në qytetin e Beratit, ku shënjestra ishte pikërisht pronari i lavazhit për shkak të një borxhi të papaguar, janë lënë në burg.

Autorët e atentatit babë  e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu 52 dhe 25 vjeç dhe Petrit Qypi 66 vjeç janë njohur paraditen e sotme me masën e arrestit që trupi gjykues ka vendosur ndaj tyre.

Ata janë sjellë në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie rreth orës 17:00 të pasdites së sotme. Prokurori Dritan Gripshi ka kërkuar arrest me burg për tre të arrestuarit.

Gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre  dhe ka vendosur 'arrest me bur për të tre autorët.