40 pacientëve të qarkut të Beratit, tashmë nuk u duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës, Fierit apo jashtë vendit, për të marrë shërbimin e hemodializës pasi edhe Berati do të ofrojë këtë shërbim.
Sipas ministrit të shëndetësisë Beqajt kjo gjë lehtëson vuajtjet e sorollatjet e vajtje-ardhjeve tre herë në javë drejt qendrave të specializuara jashtë Beratit, kursyer kohë e shpenzime të panevojshme, por duke shmangur edhe radhën e pritjes.
Qendra e hemodializës për ministrin Beqaj është një tjetër shprehje e shfrytëzimit të bashkëpunimit me institucionet jopublike.
“Praktikisht, ky ishte një investim i iniciuar nga vetë një sipërmarrës privat, por në kushtet e nevojës që në qarkun e Beratit ti shërbenim sa më pranë njerëzve dhe të shtrëngesave financiare për të investuar rishtaz në spitalin e Beratit, u shfrytëzua kjo mundësi, për sa kohe ne kemi një tarifë unike për çdo seancë dialize të miratuar nga qeveria, pavarësisht nëse ofrohet në spital publik apo në spital jopublik. Praktikisht, edhe pse kjo është një institucion jopublik për ne si ministri, është pjesë e rrjetit të kujdesit shëndetësor për qytetarët tanë”, u shpreh Beqaj.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO