BERAT - Një 15-vjeçare nga Ura Vajgurore ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, pasi ka festuar me shokët e saj të klasës në një nga lokalet e kësaj qyteze.
Blerina Boce, nxënëse në vitin e parë të shkollës së mesme “Muhamer Janina” pasi ka mbaruar mësimin, i cili sot për shkak të festave ka qenë me orar të shkurtuar ka shkuar në një mbrëmje me shokët e klasës. Pas dy orësh festime vajzës i ka rënë të fikët dhe më pas është dërguar urgjent në spitalin rajonal të Beratit.
Gjatë rrugës 15-vjeçares i është ngadalësuar pulsi dhe të rrahurat e zemrës duke mbërritur në repartin e urgjencës pa shenja jete.
Mjekët janë përpjekur ta risjellin vajzën në jetë nëpërmjet elektroshotit por ka qenë e pamundur. Sipas mjekëve vajza nuk ka pasur shenja helmimi dhe dyshohet që vdekja të ketë ardhur si pasojë e një ataku kardiak ose hemorragjie cerebrale, pasi vajzës i është çarë aorta e zemrës.
Po sipas mjekëve çarja e aortës së zemrës vjen si rezultat i shtimit të të rrahurave të zemrës që motivohen nga shtimi i sasisë së adrenalinës në gjak.
Edhe pse bashkëmoshatarët e saj pohojnë së vajza ka pirë në festë vetëm pije energjike, nuk dihet ende nëse pijet energjike kanë ndikuar në shtimit e të rrahurave të zemrës apo ka qenë një përzierje tjetër sasie adrenaline në këto pije që ka sjellë vdekjen e 15-vjeçares.
Të gjitha këto dyshime ngelen për t’u vërtetuar nga autopsia mjekoligjore dhe analizat që po i kryhen pijeve që ka konsumuar 15-vjeçarja.
Trupi i pajetë i vajzës pas autopsisë mjekoligjore në morgun e spitalit të Berati është përcjellë për në banesën e saj në Urën Vajgurore.
Redaksia Online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com