Berat/ Ishte shpallur në kërkim, iu gjetën 50.8 kg kanabis dhe 240 bimë në banesë, arrestohet 43 vjeçari! Në pranga edhe një 20 vjeçar, shpërndante lëndë narkotike

Berat/ Ishte shpallur në kërkim, iu gjetën 50.8 kg kanabis dhe 240 bimë në banesë, arrestohet 43 vjeçari! Në pranga edhe një 20 vjeçar, shpërndante lëndë narkotike

Berat-Policia e Beratit ka vënë në pranga një 43 vjeçar të shpallur në kërkim, pasi iu gjetën 50.8 kg cannabis dhe 240 rrënjë cannabis në banesë.

Sipas policisë 43- vjeçari Armando (alias Bledar) Dyli, ishte shpallur në kërkim në muajin Tetor 2023, pasi gjatë operacionit "Brothers", në banesën e 2 vëllezërve (1 prej tyre u arrestua gjatë operacionit), u gjetën 50.8 kg lëndë narkotike cannabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike cannabis.

Ndaj 43 vjeçarit, banues në fshatin Pobrat, Dimal, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike", në bashkëpunim.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin Tetor 2023, gjatë operacionit "Brothers", ku në banesën e 2 vëllezërve (1 prej tyre u arrestua gjatë operacionit), u gjetën 50.8 kg lëndë narkotike cannabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike cannabis’, njoftoi sot policia.

Gjithashtu gjatë kontrolleve për kapjen e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Rejnaldo Muço, 20 vjeç, banues në lagjen "Uznovë", Berat, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis, 1 përforcues grushti dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër