BERAT - Tre persona kanë rënë në pranga të policisë së Beratit pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata udhëtonin i janë zbuluar dhe sekuestruar, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kanabis sativa.

Ngjarja ka ndodhur  pak pas mesnate, rreth orës 01:00, ku nëe kuadër të operacionit të koduar “Devria” kanë rënë në pranga Ilia Ziu 37 vjeç, banues në fshatin Slenicë Vlorë, Hetem Velaj, 59 vjeç, banues në Roskovec Fier, i dënuar më parë për plagosje të lehtë, Emarien Hysenbelliu,33 vjeç, banues në Shkozet të Durrrësit.

Sipas policisë, arrestimi i personave të mësipërm, erdhi pas kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë, konkretisht në Qafën e Devris në Skrapar, në mjetin e tyte tip "Toyota Rav 4", iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e e konsiderueshme lëndë narkotike marijuanë si dhe 11670 euro dhe 8000 lekë.

Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikeve në bashkëpunim”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)