BERAT - Rreth 100 familje të komunitetit rom kanë protestuar pranë rrugës së lagjes “Pjeshkore” për ndërprerjen e energjisë elektrike nga OSHEE .

Me qirinj të ndezur në duar, banorët ndërsa pranojnë se janë debitorë, pohojnë se prej dy javësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike, teksa shtojnë se ky fakt ua vështirëson jetën, i bëjnë apel kryeministrit, Edi Rama, të gjejë një zgjidhje për ta.

Sipas banorëve borxhet e pashlyera të energjisë elektrike, vijnë për shkak të problemeve financiare me të cilat përballet kjo kategori.  Një ndër to është edhe familja e Pashi Zenollarit, familja e të cilit përbëhet nga 6 pjesëtarë mes të cilëve në fëmije me aftësi të kufizuara mendore.

berat protesta

Sipas kryefamiljarëve pagesa e paaftësisë që merr vajza e tyre, nuk mjafton as për ilace, e për të ushqyer familjen me buke, e jo më për të paguar faturat e kripura të energjisë. 

Por protestat nuk do të mjaftojnë me kaq , por do të vijojnë edhe ditën e nesërme e në vazhdim deri sa qeveria të gjej nje zgjidhje për këtë komunitet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)