BERAT - Rrugorja e Beratit i ka pezulluar lejen e drejtimit një shtetasi si dhe e ka ndëshkuar me masën administrative 60 000 lekësh. Ndaj këtij personi ishin bërë denoncime të shumta pas kryente manovra të rrezikshme me automjetin e tij në rrugë.

Automjeti i tij ishte me xhama të riveshur si he pa kontroll teknik. Ai u identifikua ri rezultat i monitorimit të kamerave të sigurisë dhe kontrolleve në terren.

Më pas u shoqërua në komisariat së bashku me automjetin me të cilin kryente manovra.

Rrugorja apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.