Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat”, për drejtorin e shkollës së mesme Babë Dudë Karbunara" në Berat.
 
59 vjeçari, me inicialet Y.H se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të cilat kishin shkruar në zyrën e tij, për të biseduar në lidhje me një provim të mbartur.
 
Burime për Report TV bëjnë me dije se drejtori i shkollës ka mohuar akuzat. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes ku në adresë të drejtorit është bërë një denoncim nga dy nxënëse të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori.

Nga ana tjetër nxënës të tjerë shprehen se kjo është mund të jetë e pavërtetë pasi drejtori është shumë i sjellshëm me të gjithë. Sipas gjykatës lënia e drejtorit në burg është për faktin se dy vajzat e mitura nuk ka dhënë një version të rregullt në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Nxënëset denoncojnë: Drejtori na ka ngacmuar 
59 vjeçari, Y.H i cili ushtron detyrën e drejtorit të shkollës dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të Shkollës së Mesme, të cilat i ka thirrur në zyrën e tij. 

Sipas informacioneve janë po këto dy nxënëse të klasës 11 të cilat e kanë denoncuar drejtorin.Dy vajza të vitit të dytë, kishin shkuar në zyrën e drejtorit për të biseduar në lidhje me një provim të mbartur. Këtu ato pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori.

Më pas ato kanë vënë në dijeni prindërit në lidhje me situatën, dhe menjëherë kanë bërë edhe denoncimin në Polici.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)