BERAT- Katër persona janë plagosur rreth mesditës së sotme si pasojë e daljes nga rruga të makinës me të cilën udhëtonin, në qytetin e Beratit.
Aksidenti automobilistik ndodhi në aksin nacional Berat- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kthesa e Lapardhasë”. Një mjet tip Benz që udhëtonte nga Ura-Vajgurore drejt qytetit të Beratit ku udhëtonin katër të rinj beratas doli nga rruga duke përfunduar në kanalin në anë të saj. Drejt vendit të aksidentit mbërritën ekspertë të njësisë rrugore si dhe punonjës të Repartit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit.
Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur Kleant Ago 24 vjeç, drejtues i mjetit nga Berati i cili ndodhet ne spitalin e qytetit, Klajdi Mema 18 vjeç nga fshati Morave Berat u transportua drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, Ermir Gjolena 18 vjeç nga fshati Morave u transportua drejt Spitalit Ushtarak si dhe Hekuran Sollaku 18 vjeç nga fshati Morave, ndodhet ne spitalin e Beratit.
Të katër personat të cilët u dërguan drejt spitalit rajonal ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët e njësisë rrugore nisën hetimet e para për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti, i cili dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një manovrimi nga ana e drejtuesit të mjetit, i cili për të shmangur një gropë në rrugë është devijuar duke dalë nga rruga
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com