Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë.

Shtetasi Nderim Senja, 57 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” në Kuçovë duke drejtuar mjetin e tip “Benz” ka aksidentuar një kombësor Andrea Prifti 55 vjeç, banues në Moravë.

55 vjeçari i aksidentuar është transportuar në Spitalin Rajonal të Bertatit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.


Makina që përplasi këmbësorin në Berat

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi Nderim Senja dhe po kryhen veprimet proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Polici rrugor në vendin e ngjarjes