Për këtë krim 29-vjeçari u dënua disa ditë më parë nga gjykata e Beratit me një vit e tre muaj burg, Ndërkaq, aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku u gjet i masakruar 52-vjeçari, çfarë hedh dyshimet për hakmarrje.
Fqinjët shprehen se ngjarja e fundit makabre ka tronditur familjen Maska por edhe të afërmit e banorët e fshatit.
Hasan Maska u gjet i masakruar në aksin rrugor Berat-Dobronik dy ditë më parë nga banorë të zonës.
Maska ishte viktimë e një krimi makabër, pasi trupi i tij ishte ndarë në tre pjesë të cilat të mbështjella në qese plasmasi ishin hedhur në vende të ndryshme.
Policia e Beratit ende nuk ka dhënë një version zyrtar të saj në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
(eç/shqiptarja.com)
