BERAT - Protestat kundër testimit të mjekëve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë zhvilluar edhe në Berat. Bluzat e bardha të këtij qyteti kanë pezulluar punën për tu bërë pjesë e një tubimi para ambienteve të Spitalit të Beratit. Sipas tyre qeveria duhet të kthejë pas urdhrin për testimin e mjekëve. Ata thotë se personat që do të kontrollojnë përgjigjet e testeve nuk kanë kapacitetet e duhura.
Shumë prej mjekëve që dolën në protestë kanë mbi 25 vite karriere dhe kjo sipas bluzave bardha e bën të panevojshëm testimin e njohurive të tyre. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar para me testimin, ndërsa një zë i fortë kritik brenda mazhorancës është kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i cili e ka vlerësuar të paligjshëm këtë testim. Sipas tij, pyetjet janë amatore dhe e vetmja zgjidhje është tërheqja e qeverisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com