Berat, mungon vendgrumbullimi 
plehrat hidhen në bregun e lumit 

Berat, mungon vendgrumbullimi <br />plehrat hidhen në bregun e lumit 
Banorët e fshatit Rreth-Tapi në Devoll ngrenë alarmin e shpërthimit të ndonjë epidemie pasi prej kohësh të gjitha mbeturinat urbane të bashkisë Kuçovë  hidhen në breg të lumit që kalon në fshat.

Sipas tyre shkak për këtë situatë është bërë mungesa e një vend grumbullimi për mbeturinat të cilat hidhen çdo ditë në ujërat e lumit.

Të gjendur në këtë situatë të rëndë e cila nuk është marrë në konsideratë nga asnjë institucion, banorët i kanë bërë apel institucioneve të shëndetësisë për të ndërhyrë, duke qenë se rreziku nga këto mbeturina është shumë evident.

Sipas banorëve, shumë pranë zonës së banuar të fshatit Rreth-Tapi, afër lumit Devoll hidhen çdo ditë makina të ngarkuara me plehra që vijnë nga Bashkia e Kuçovës.

Por jo vetëm kaq, sipas tyre kohët e fundit në këtë zonë kanë nisur të hidhen dhe plehrat e bashkisë së Urës Vajgurore.

E gjithë zona e fshatit Rreth Tapi me 2500 banorë  ndotet nga hedhja e plehrave, të cilat kanë zënë një sipërfaqe të madhe toke me pirgje me mbetje.

protesta berat

protesta berat

protesta berat

protesta berat

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit