BERAT - Bie në pranga i shumëkërkuari Vasillaq Gërxhi, 47 vjeç, i kërkuar nga drejtësia italiane, pasi është dënuar me 10 vite burg për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, sipas të cilës, ndaj 47-vjeçarit ishtë lëshuar një urdhër-arresi nga Inerpol Roma.

Aksioni për arrestimin e Gërxhit është organizuar nga efektivët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Berat. Ndalimi i tij është bërë në ditën e sotme në orën 12:00.

Gërxho akuzohet se, ka marrë pjesë në trasportimin dhe trafikimin e dhjetëra kilogramvë, heroinë, morfinë dhe opium.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)