Sipas njoftimit zyrtar të kompani, operacionet e testimeve filluan në mes të muajit tetor me mbërritjen e gjithë pajisjeve të nevojshme. Pas stimulimit acid nafta në zonën Shpiragu-2 rrodhi natyrshëm për 24 orë dhe më pas kompania filloi pastrimin e më pas realizoi një testim të zgjatur tre ditor, ku rrodhi naftë në normat 1 500-2 200 naftë fuçi në ditë (ekuivalenti në BOE); 800-1 300 fuçi në ditë (PBD).
"Testimet konfirmuan aftësinë e pusit për rrjedhje të naftës së lehtë të naftës dhe sigurojnë vlefshmërinë e hershme për potenciale në Bllokun 2-3 si dhe investimet e konsiderueshme të realizuar deri tani. Edhe pse rezervat e karbonatit varen nga natyra poroze e rezrvuarit, jemi shumë të inkurajuar dhe kemi besim për sasitë e naftës që do të rrjedhin në zonën e parë", është shprehur Glenn McNamara, CEO i "Petromanas".
Ndërsa Edëin Verdonk, zv/president i "Shell Exploration Europe" u shpreh se, rezultatet e Shpirag-2 janë inkurajuese dhe mbështetesin potencialin që ka kjo zonë me naftë.
"Ne jemi optimistë për përpjekjet që do të bëhen vitin e ardhshëm, të cilat do të na ndihmojnë për të vlerësuar plotësisht vëllimet dhe aftësinë e prodhimit të naftës në këtë rezervembajtës".
"Petromanas" dhe "Shell" nisën testet për nxjerrje nafte në zonën naftëmbajtëse Shpiragu -2 në mes të muajit gusht, pasi shpimet kapën thellësinë totale 5. 547 metra në fund të qershorit dhe përfunduan vendosjen e mjeteve për testim në nivelin 350-400 metra. Zbulimet treguan se të dy kompanitë janë shumë afër rezervës të "arit të zi". Kërkimet për naftë në zonën Shpiragu-2 nisën para dy vitesh nga "Petromanas", që më pas u lidh me hollandezen "Shell".
Kompania kanadeze "Petromanas Energy" në fund të muajit qershor ndryshoi marrëveshjen me "Shell" për blloqet e naftës 2-3 "Shpiragu 2" në Berat ku "Shell" mori 25 % aksione shtesë, duke arritur në 75 % të tyre. Investimi në këtë bllok kap shumën 70 milionë usd. Të dy kompanitë pritet të nisin punimet për shpimin e dy puseve të tjera, që do të zhvillohen me dy faza, kërkim-zhvillim dhe operim, fazë që duhet të kalojë në një marrëveshje me qeverinë për ndarjen e fitimeve dhe prodhimit.
Në zonën e Shpiragut kërkimet për naftë dhe gaz nisën në fund të viteve '80-të dhe më pas 12 vjet më parë, kur zbuluan burimin me hidrokarbure dhe arritën të nxirrnin 300 fuçi/ditë naftë. Mungesa e financimeve nuk lejuan rritje të mëtejshme të prodhimit.
Kompania "Petromanas" dështoi në zbulimin e naftës në Juban të Shkodrës, pasi shpoi mbi 3 mijë metra nën tokë ku investoi disa milionë dollarë dhe në dhjetor 2012 përfundoi punën e nisur sipas kushteve të kontratës lidhur me Blloqet A-B. Bazuar në testimet në pusin Juban-1 u konfirmua sasi e papërfillshme hidrokarburesh dhe kompania vendosi të mos vazhdojë në fazën e tretë të shfrytëzimit të Blloqeve A-B. Shqipëria ka 438 milionë tonë naftë burime, nga të cilat aktualisht 25.5 milionë tonë naftë janë rezerva të provuara.
Deri sot nga kompanitë e huaja në sektorin e naftës janë investuar 830 milionë dollarë. Kjo sasi rezerve nafte e bën Shqipërinë vendin me fushën më të madhe naftëmbajtëse në tokë në Europë.
"Petromanas" ka marrëveshje Hidrokarbure me qeverinë për kërkime për naftë në zonat e Beratit, Lezhës dhe Elbasanit. Njëherësh me kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut, kompania ka nisur kërkimet dhe në zonën e Tomorrit në Qarkun e Beratit me investim rreth 80 milionë usd.
Deri sot në Shqipëri punojnë me Marrëveshje Hidrokarbure me AKBN-n 7 kompani të huaja në zona të ndryshme për kërkim e zbulim për naftë e gaz në tokë dhe në det në zonat naftëmbajtëse ekzistuese si dhe të reja. Në zonat Ballsh-Hekal, Cakran-Mollas, Delvinë dhe Gorisht-Kocul operon kompania "Stream Oil & Gas". Në zonën Patos-Marinëz punon prej vitesh kompania kanadeze "Bankers Petroleum" në zonën e Kucovës punon "Sherëood International"; dhe në Visokë, "Transoilgroup AG".
Për kërkimet e reja në bllokun detar të Durrësit po zhvillon kërkime kompania "San Leone", ndërsa në bllokun "F" zhvillon kërkimet "Bankers Petroleum". Në bllokun Joni-5 po zhvillon kërkime kompania "Capricorn". Kompania "Emanuelle Adriatic Energy Limited" zhvillon kërkimet në blloqet detare 2,3,4. Edhe kompania publike e naftës "Albpetrol" ka licencë kërkimi në blloqe të tjera detare e tokësore, thonë burimet e AKBN-së.
Në tregun botëror, nafta shqiptare konsiderohet në pikën kulmore dhe po regjistrohet rritje e interesit nga kompani të huaja dhe sipas analistëve të tregut vlerësohet me trend rritës.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)