Specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë ndalimin e 16 vjeçarit E.L banues në lagjen Uznovë në Berat i cili ka qenë i dënuar më parë për kultivim të lëndëve narkotike, vjedhje dhe mbajtje e municioneve luftarake pa leje.
Aurel Etemaj 33 vjeç banues në lagjen Uznovë në Berat, gjithashtu është ndaluar nga policia, i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.
Policia e Beratit ka arrestuar dhe 31 vjeçarin Sajmon Komaraku, banues po në lagjen Uznovë për dyshim vjedhje.
Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më datë 22 janar, ku në banesën e Z.Xh dyshohetse kanë vjedhur një televizor dhe një troko, ndërsa më datë 18 janar të po këtij viti dyshohet se në magazinën e Y.B kanë vjedhur dy troko.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe materialet e vjedhura në banesën e A.D, ngjarje kjo e ndodhur në datë 4 janar, ku si autorë i dyshuar u ndalua shtetasi E.L, i cili më pas u la i lirë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com











