Berat, ndotja në lumin Osum
objekt fotografish për turistët

Berat, ndotja në lumin Osum<br />objekt fotografish për turistët
Lumi Osum në Berat vazhdon të jetë i ndotur. Pavarësisht se në ditën e tokës disa vullnetarë tentuan të sensibilizonin banorët e zonës, gjendja  e lumit vazhdon të jetë po e njëjta.
 
Bashkia e Beratit çdo ditë bën reklama duke treguar në lidhje me investimet në fasada. Por pamja që të ofron lumi Osum është e trishtë, pasi deri tani asnjë institucion nuk po merr masa për pastrimin e tij.
 
Ndërkohë që pak kohë më parë ministri i Mjedisit, Lefter Koka bëri thirrje për pastrimin e brigjeve të lumenjve ose në të kundërt do të përballeshin me gjoba, si duket kjo thirrje e ministrit nuk i bën përshtypje bashkisë së Beratit, pasi kjo e fundit as që e ka vënë ujin në zjarr për të pastruar sadopak pjesën brenda qytetit. 
 
Lumi Osum është tërësisht i ndotur në të gjithë gjatësinë e tij, por ajo çfarë është me turpshme është pjesa brenda qytetit, e cila shpesh është bërë objekt i fotografive të turistëve të shumtë të cilët vizitojnë qytetin e një mbi një dritareve.
 
Turistët mbetën të mrekulluar me atë çfarë shohin nga historia, por kur vjen puna te mirëmbajtja që është përgjegjësi e institucioneve kjo  gjë i përmbys gjithçka kanë parë për të kaluarën.

[gallery]22187[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive