Berat, nis festivali “Takimet
muzikore të dy botëve”

Berat, nis festivali “Takimet<br />muzikore të dy botëve”
BERAT- Ka nisur edicioni i 7-të i festivalit ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve”, por këtë herë i zhvendosur në qytetin e “një mbi një dritareve”, në Berat.
 
Shoqata Franko-Shqiptare, Argjiro, vjen sërish e përqëndruar si një ndërthurje e muzikës klasike me atë tradicionale, pa lënë mënjanë edhe qëllimin kryesor të këtij edicioni, atë të rivitalizimit dhe promovimit të monumenteve historike e kulturore në Berat.
 
Drejtoresha e këtij festivali, Ilda Mara thotë se ky aktivitet nxjerr në pah vlerat kulturore vendase, e cila gërshetohet edhe me muzikën barok.

Në natën e parë të festivalit “Takimet muzikore të dy botëve” morën pjesë konsulli Italian në Vlorë, Stefano Bergesi, deputetë të zonës, përfaqësues lokalë, si dhe artëdashës të këtij lloj zhanri muzikor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024