BERAT -  Një fëmijë 5-vjeçar është në gjendje të rëndë, pasi gëlltiti ilaçet e njërit prej prindërve.
 
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Çiflik të Beratit, ku  5-vjeçari E. Koraqi në mungesë të vëmendjes së prindërve, ka gëlltitur aksidentalisht ilaçet e njërit prej tyre.

Për pasojë, vogëlushi është dërguar në spital në gjendje të rëndë. 

Policia nis hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)