BERAT- Shtatë qind mijë lekë të vjetra iu vodhën një gruaje menjëherë sapo i kishte tërhequr nga banka.
 
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të hëne në qendrën e qytetit të Beratit “28 Nëntori” pranë Qendrës Shëndetësore ku autori i ka marrë çantën me forcë nga duart gruas 57-vjeçare me inicialet Xh.Ll.

Personi që i vodhi paratë gruas që dilte nga banka ende nuk është identifikuar ndërsa policia nisi hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit.

Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)