Besimtarët Ortodoksë të Beratit kanë protestuar sot kundër vendimit për heqjen e murit rrethuestë kishës ortodokse në Tiranë.
Komuniteti Ortodoks i Beratit ka protestuar vendimin e qeverisë për heqjen e rrethimit të kishës katedrale ngjallja e Krishtit në qendër të Tiranës duke e argumentuar këtë si një mosrespektim të bashkëjetesës fetare për të cilën qeveria jonë mburret.
“Ky veprim shënon rëndë autoritetin kishtar ,por edhe sigurinë e kishës dhe objekteve që ndodhen brenda saj. Besimtarët Ortodoks të Beratit i bashkohen protestës së komunitetit të Tiranës ,dhe do ju qëndrojnë pranë në këto ditë të vështira duke dëshmuar unitetin tonë jo vetëm në këtë rast po në të gjithë sprovat e vazhdueshme që ka kaluar dhe po kalon ky komunitet. Besimtarët i bëjnë thirrje qeverisë e cila krenohet me harmoninë tonë fetare, të respektojë dhe të jetë garante e marrëveshjeve midis këshillit të ministrave dhe kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë datë 22 janar 2009 ligji 1059 duke mbrojtur vendet e shenjta dhe duke rritur sigurinë në to. Besimtarët i bëjnë thirrje qeverisë që të zgjidhet problemi për mos heqjen e rrethimit të kishës në Tiranë,”- thanë protestuesit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com