Berat, për pensionistët kujtohet
vetëm Kryqi i Kuq, ndan dhurata

Berat, për pensionistët kujtohet<br />vetëm Kryqi i Kuq, ndan dhurata
BERAT - Personat e moshës së tretë në qytetin e Beratit nuk kanë asnjë mundësi argëtimi, pasi e vetmja qendër ditore argetuese që ishte për ta u mbyll për mungesë fondesh. E ndërsa, të moshuarit në përgjithësi kalojnë orët ku të mundin kryesisht në lulishte dhe në ditët me shi, shumë familje të moshuarish kanë probleme të mëdha ekonomike, shëndetësore dhe sociale.

Sot në Ditën Ndërkombëtare kushtuar personave të moshës së tretë, në qytetin e Beratit askush nuk është kujtuar për ta. Asnjë aktivitet i organizuar, asnjë ndihmë apo dhuratë për të moshuarit që jetojnë vetëm në pamundësi për të përballuar jetën, që jetojnë të paralizuar apo nuk kanë asnjë mundësi argëtimi.

Dega e Kryqit të Kuq në Berat ka organizuar sot një fushatë për shpërndarjen e ndihmave për ato familje të varfra, të moshuara, me pak të ardhura dhe familjarë të sëmurë. Rrapi Ndile, një pensionist nga lagjja  “Kushtrimi” në Berat, nuk mund të lëvizë prej vitesh nga krevati për shkak të sëmundjes.

Sot, për të pikërisht në ditën kushtuar njerëzve të moshës së tretë është mundësuar dhurimi i një karroce për të lëvizur nga shtrati. Ndërsa, për familje të tjera të moshuarish janë shpërndarë ndihma ushqimore. Në emër të Kryqit të Kuq, dega Berat Tatjana Toska u shpreh se kjo është dita ku të gjithë duhet të sensibilizohemi për të ndihmuar njerëzit e moshës së tretë në nevojë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë