Berat/ Përndiqte dhe e kërcënonte të miturën që të lidheshin bashkë, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)

Berat/ Përndiqte dhe e kërcënonte të miturën që të lidheshin bashkë, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)

BERAT- Një histori dashurie, por kësaj here jo e ndërsjellë, është bërë shkak për arrestimin e një të riu në qytetin e Beratit. Bëhet fjalë për Leridion Dajën dhe një vajzë të mitur, nxënës në shkollën profesionale "Stiliano Bandilli".

Daja i ka propozuar vajzës që të lidhen së bashku, por ajo e ka refuzuar. 19-vjeçari nuk ka hequr dorë dhe prej disa javësh e ka përndjekur në pritje për të marrë një "po" nga e mitura. Kjo e fundit e ka refuzuar sërish, gjë që e ka acaruar të riun, i cili më pas e ka ofenduar dhe kërcënuar me mesazhe në celular. Pas këtyre mesazhe, e mitura e ka denoncuar në polici, ku më pas është bërë e mundur arrestimi i 19-vjeçarit.

Mbi të riun rëndon akuza për veprën penale “Perndjekje”. Ky është rasti i dytë i raportuar ditën e sotme, pas ngjarjes së ndodhur në Kamëz, ku fatmirësisht është parandaluar në kohë një tragjedi e mundshme, si ajo e Beratit të para disa ditëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gjithë qyteti pret Jurgen Klopp, trajneri letër lamtumire tifozëve të Liverpool

VIDEO/ Gjithë qyteti pret Jurgen Klopp, trajneri letër lamtumire tifozëve të Liverpool