KAMËZ- Një 24-vjeçar është ndaluar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme ka marrë në makinën e tij një vajzë minorene. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, I. XHaferi dhe adoleshenten, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, për shkak të privatësisë së vajzës.

Report Tv ka arritur të mësojë dëshmitë e dy të rinjve. Lidhur me ngjarje ka dy të vërteta. Një sipas 24-vjeçarit. Ai mësohet  të ketë dëshmuar para uniformave blu se vajzën nuk e ka marrë kundër vullnetit të saj, por thjesht për të sqaruar një bisedë të lënë pezull, duke qenë se ishin në një lidhje dashurie.

Nga ana tjetër, pretendimet e vajzës janë ndryshe. Ajo është shprehur se 24-vjeçari e ka bezdisur prej kohësh dhe këtë gjë ua ka treguar edhe familjarëve të saj, të cilët më pas kanë bërë kallzimin në Komisariat.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.