Pusi i naftës, i cili u shpua nga Petromanas në thellësinë totale prej 5.553 metra, besohet se ka potencial nafte të lehtë.
Edwin Verdonk, zv/President i Shell Europë ka thënë se, “rezultatet e pusit Shpirag-2 janë inkurajuese për Joint Venture dhe mbështesin potencialet e kësaj fushe nafte në Shqipëri. Ne do të nisim në fillim të vitit tjetër perpjekjet për vleresimin e volumeve dhe potencialin e prodhimit te ketij rezervuari.”
Gjate testimit 3-ditor u nxorrën 800 -1300 fuçi naftë/ditë me një gradë 35 – 37 API.
“Këto rezultate testimi kanë konfirmuar paraprakisht aftësinë e pusit për të nxjerrë naftë të lehtë dhe japin një vlefshmëri paraprake për potencialet e Bllokut 2-3,” tha Glenn McNamara, CEO i Petromanas.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)