Berat- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (24 mars) në qytetin e Beratit.
Një i moshuar 85-vjeçar mbeti i dëmtuar rëndë dhe u dërgua në spital, kurse autori u arratis nga vendngjarja.
Gazetarja e Report TV, Mimoza Sinanaj, informon se krimi ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen "Çelepias", në Berat.

Autori i dyshuar mësohet se është identifikuar si Asllan Fatiu, i cili ka hyrë në lokal duke qëlluar me thikë në bark klientin e moshuar, Todi Biçaku.
Mësohet se autori ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar një shtetas, por pasi i kanë thënë se nuk ndodhej në ambiente, ai ka filluar të shajë klientët.
Pas kësaj, është ngritur i moshuari (klient në lokal) dhe i ka kërkuar të dalë jashtë dhe autori e ka qëlluar me thikë.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, që po kryejnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Burimet zyrtare policore konfirmojnë se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për këtë janë marrë edhe kamerat e sigurisë të biznesit dhe bizneseve përreth.
“Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital. Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, bëri me dije policia, teksa motivet mbeten të panjohura ende..
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, kurse autori është larguar nga vendngjarja. Policia vendore ka nisur hetimet për krimin dhe zbardhjen e plotë të tij.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.comKomente

