/ATSH/ - Strukturat e komisariatit të Policisë Bera, në vijim të operacionit antikanabis të koduar "START 2015", kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm në pyllin e fashatit Osmëzezë, Komuna Sinjë, ku jane evidentuar 7 parcela të hapura rishtaz të kultivuara me bimë narkotike.
Nga kqyrja e kryer nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 3.049 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa.
Bimët varionin nga 10 centimetra deri në 25 centimetra të larta dhe janë asgjesuar në vend me anë të djegies. Nga veprimet e para hetimore si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative autor i kësaj vepre penale dyshohet të jetë shtetasi me iniciale P.R., i cili u shpall në kërkim.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe verifikimin nëse ka persona të tjetë të implikuar në këtë vepër penale ose jo. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
/Shqiptarja.com