BERAT - Një arkëtar në Bashkinë e Kuçovës u arrestua të hënën pasi ka marrë 2 milionë e 700 mijë lekë të reja nga pagesat që qytetarët jepnin për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve të tyre.
Strukturat e Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Beratit vunë në pranga 45-vjeçarin Arben Pjetri banues në Kuçovë, me detyrë arkëtar në Bashkinë Kuçovë. Sipas policisë, 45-vjeçari ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën paratë që prindërit derdhnin në Bashki për pagesat mujore të kopshteve dhe çerdheve të fëmijëve.
A1 Report meson se vjedhja e kesaj shume te konsiderueshme eshte bere nga pagesat e prinderve per femijet e tyre ne 5 kopshte e 5 cerdhe. Po ashtu burime nga Policia e Beratit thane se shuma prej 2.7 milione leke te reja eshte pervetesuar nga arketari ne 3 vjet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO