BERAT - Arrestohet Shkëlzen Qato, i dyshuar për trafikimin femrash për qëllime prostitucioni. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Beratit, sipas së cilës, sot në orën 15:30 minuta është vënë në pranga Shkëlzen Qato, 33 vjeç, nga Skrapari.

Ky person është vënë në pranga pasi akuzohet se, ka shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese një vajzë të re. Këtë të fundit ai e kishte çuar në Greqi.

Policia ka bërë të ditur se, periudha e shfrytëzimit të vajzës ka qenë nga muaji janari i vitit 2010 deri në nëntor 2013.

Shkëlzen Qato, ka qenë dhe më parë i njohur për policisë, pasi ka qenë i dënuar për prishje të rendit publik.


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)