BERAT - Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive në qytetin e Beratit.

Kjo ka bërë që personali i punonjësve të dilte jashtë me urgjencë, teksa u mësua se shpërthimi ndodhi për shkak të një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse që bënë të mundur vënien nën kontroll të situatës.
 
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)