Kryeministri Rama gjatë vizitës në një biznes fason në Berat, ka shprehur mbështetjen e tij për ngritjen e shkollave profesionale, si pjesë e programit të qeverisë..
“E gjithë sfida është të kalojmë nga faza e gjysmë të gatshmeve që vijnë nga jashtë, në ciklin e mbyllur brenda. Ne do ti mbështesim të gjithë ata të cilët si ju janë gati për ta bërë këtë kapërcim dhe kjo e bashkëngjitjes së shkollave profesionale me këto sipërmarrje, është pjesë e programit tonë,” theksoi Kryeministri Rama.
Kryeministri Rama nënvizoi se në bashkëpunim me bashkinë e re do të identifikohet vendi, si dhe përmes bashkëpunimit me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të ndërtohet shkolla profesionale.
“50% e kohës të kalojë në shkollë dhe 50% e kohës të kalojë në ndërmarrje, në mënyrë që dija e marrë në shkollë mos të jetë teorike. Nga ana tjetër eksperienca e marrë në ndërmarrje të vlejë, që sapo të mbarojnë shkollën këta nxënës të jenë të gatshëm për tu futur si pjesë e kualifikuar e krahut të punës në ndërmarrje në nivele të ndryshme. Kështu që për këtë ne do t’iu mbështesim shumë fort.”
Ndërsa drejtuesi i kësaj ndërmarrje u shpreh se kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të këtij biznesi.
“Brenda 6 muajve në janar të vitit të ardhshëm të spostohemi tek ambienti i ri, do të shtojmë fuqinë punëtore, por kemi edhe disa iniciativa shumë pozitive si krijimi i produkteve tona dhe dëshirojmë që të krijojmë edhe një shkollë profesionale. Është një program tepër ambicioz.Unë e kam filluar këtë biznes në vitin 2005 me 7 punëtorë. Në ambientet e reja për 2 vjet objektivi është që të kemi 800 punëtorë. Personi që hyn ditën e parë ka një rrogë minimale që është rroga prej 2000 mijë lekë, plus 50 mijë sigurime shoqërore, 2500 lekë. Variojnë, ka edhe persona në bazë të procesit të punës, arrijnë në 2 milion lekë.”

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO