BERAT- Një ditë pas reshjeve intensive që pushtuan thuajse gjithë territorin shqiptar, në Berat dalin në pah edhe dëmet e para.
Pusetat e kullimit të ujit janë bllokuar që prej ditës së djeshme.
Pusetat janë bllokuar me mbetje të ndryshme, një ditë pasi rrugët e qytetit muze ishin mbuluar nga uji i reshjeve të shiut.
Këto puseta të bllokuara bëjnë shkarkimin e rrugëve drejt e në lumin Osum, por deri tani nuk e kryejnë normalisht funksionin e tyre.
Një ditë më parë rrugët e qytetit u mbuluan me ujë vetëm me pak orë shi, si pasojë e kolektorëve të ujërave të bardha dhe ato të zeza që rezultojnë të bllokuara prej kohësh, pasi askush nuk ka marrë masa për t’i pastruar ato më parë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com