Berat, restaurohet ura shekullore e
Goricës, dalin në pah vlerat e saj

BERAT - Ura e Goricës në qytetin e Beratit po i nënshtrohet një restaurimi të kategorisë së parë. Punimet kanë nisur për ta nxjerrë nga mbetjet urbane këtë monument kulture, me një vlerë të veçantë për këtë qytet historik.
 
Shtatë këmbët e urës shekullore të Goricës në qytetin e Beratit kanë dalë më në fund në dritë, pasi ishin zënë nga mbetjet e ngurta, gjë e cila nxjerr në pah elegancën dhe bukurinë e këtij monumenti.

Gjithashtu restaurim do ti bëhet edhe kalldrëmit të këtij objekti, ndërkohë që ka nisur puna për shtrimin e kalldrëmit dhe heqjes nga trupi i urës së kabujve të tensionit të lartë dhe tubacioneve të ujit të pijshëm.

Punimet vijojnë me largimin e inerteve, ndërkohë që shumë shpejt ky objekt do të ketë një tjetër pamje. Vlera e investimit është 130 mijë dollarë që do të shërbejnë për restaurimin e plotë të këtij objekt, ndërkohë që drejtori i monumenteve të kulturës, Eugen Kallfani e quan investimin më të rëndësishëm për këtë qytet të viteve të fundit.

Ura lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Ajo është e lartë deri në 10 metra mbi shtratin e Osumit. Ura e Goricës është një nga më të vjetrat në vend, ajo është ndërtuar që në shekullin XVIII dhe fillimisht ka qenë prej druri. Ajo ka një gjatësi 129.3 metra dhe gjerësi 5.3 metra dhe ka 7 harqe.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti