Berat, rrëzohet helikopteri
në ngritje, plagoset piloti italian

Berat, rrëzohet helikopteri<br />në ngritje, plagoset piloti italian
BERAT-  Një helikopter italian është rrëzuar në një zonë malore të fshatit Terpan të Beratit rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme.

Nga të dhënat e policisë mësohet se është plagosur piloti, Luca Calderini, i cili është me shtetësi italiane, 46 vjeç, nga qyteti i Torinos dhe është shkatërruar edhe helikopteri i firmës italiane "Geotec SPA Albania", e cila merret me kërkimet e naftës në Berat.

Pas aksidentit, piloti është dërguar në spitalin "Hygea" në Tiranë me frakturë në gjymtyrë, krahë e këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Pas policisë, edhe firma italiane “Geotec SPA” ka pranuar për televizionin 'A1 Report" incidentin në fshatin Tërpan, duke shtuar se "do japim përgjigje zyrtare pas hetimeve".

Sipas dinamikës së aksidentit helikopteri ka qenë duke u ngritur, por një pakujdesi e pilotit ka shkaktuar rrëzimin e tij në Tërpan të Beratit. Sipas Shefit të Zjarrfikëseve të këtij qyteti, Kujtim Gorica: "një gabim i pilotit në ngritje solli aksidentin. Piloti nuk mblodhi kavon me ganxhë, pasi transportoi tubat. Helikopteri humbi kontrollin dhe ra nga 150 metra lartësi".

Ndërkaq, helikopteri i rrëzuar ndodhet ende në vendngjarje.
helikopteri i rrezuar
helikopteri i rrezuar 1
(Në foto: Helikpteri që u rrëzua sot në Tërpan)

Redaksia online
(e.s/sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator