Një konflikt mes dy vëllezërve në Berat, ka çuar në sekuestrimin e një arme zjarri dhe një sasie prej 2633 fishekësh.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pas një konflikti mes 60- vjeçarit Agim Brami dhe vëllait të tij, 42- vjeçarit J.B, nga kontrolli i ushtruar në banesë është sekuestruar një armë zjarri automatike, 3 krehra me
fishkë si dhe 2633 fishekë.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:
Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policiasë Berat, ka arrestua në flagrancë shtetasin:
Agim Brami 60 vjeç, banues në fshatin Veterik, Berat.
Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Veterik po ndodh një konflikt.
Menjëherë sapo është marrë njoftimi në vendngjarje janë nisur forcat e policisë të cilat pasi kanë ndërhyrë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit Agim Brami dhe vëllait të tij shtetasin J.B. 48 vjeç, banues në Berat.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 1 armë zjarri automatik, model 56,
• 3 krëhera, kalibër 7.62 mm,
• 2633 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/4/5 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com