Berat, shtetasi italian aksidenton
me automjetin e tij kalimtarin

Berat, shtetasi italian aksidenton<br />me automjetin e tij kalimtarin
BERAT- Është një shtetas italian këtë herë, që ka aksidentuar me makinën që drejtonte një banor të fshatit Nishov të komunës Bogovë në Berat.
 
Besmir Koxhai, 28 vjeç është aksidentuar nga automjeti, tip Mitsubishi, i cili drejtohej nga një shtetas italian i firmës së kërkimeve të naftës Geotec.
 
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin rrugor Çorovodë-Berat në vendin e quajtur Bogovë, teksa mjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, e më pas ka humbur kontrollin duke përplasur 28-vjeçarin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur blutë e policisë së Çorovodës, si dhe të Beratit, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Ndërsa 28-vjeçari është nisur menjëherë në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore, pasi kishte fraktura të rënda. Po punohet për zbardhjen e aksidentit.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e tyre

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e tyre