Berat, shtohen turistët, tani
edhe nga Japonia e Australia

Berat, shtohen turistët, tani<br />edhe nga Japonia e Australia
BERAT - Qyteti muze i Beratit po tërheq përherë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, kryesisht nga Europa perëndimore, por dhe nga Amerika e Veriut, Japonia, Kanadaja si dhe nga Australia.
 
Kjo rritje vizitorësh ka qënë rreth 22 mijë ose 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës  
 
Rritja i antribohet disa faktorëve, kryesisht faktit që për këtë vit "Lonely Planet" i cili është edhe libri më i shitur i udhëtimeve, e ka klasifikuar Beratin si një destinacion kryesor në Shqipëri , shtuar këtu edhe paketën promocionale për Beratin,  publikimin e tij në në disa faqe prestigjioze të internetit si ajo e UNESCO-s etj.
 
Ajo çfarë vihet re këtë vit ka të bëjë edhe me grupmoshën e vizitorëve, që është kryesisht 25-60 vjeç .
 
Vizitorët kanë shprehur  interes jo vetëm për resurset e trashëgimisë kulturore të qytetit, por edhe për bukuritë e tjera natyrore.
 
Turistët e ardhur nga Italia janë shprehur se qyteti i Beratit është një qytet shumë i bukur,  por duhet punuar shumë në lagjen muzeale, ku ka papastërti, mure të rrëzuara etj.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit