BERAT - Zjarret në pyjet e zonave të thella të Beratit janë të qëllimshme dhe zjarrvënësit janë barinj, të cilët duan të hapin kullota të reja. I këtij mendimi është Drejtori i Repartit të Zjarrfikëseve në Berat Luman Spathara, i cili një intervistë për A1 Report bën një bilanc të situatës së zjarreve në këtë stinë të nxehtë të verës.

Kritike situata ka qenë në fshatrat Veternik dhe Poshnjë ku flakët e zjarrit kanë shkrumbuar me dhjetëra hektarë pyje.

Spathara pohon se 50 % të organikës së punonjësve janë në gadishmëri për ç'do rast dhe po punohet me policinë për identifikimin e zjarrvënësve.

“E para ne kemi bërë një plan masash dhe kemi rritur gatishmërinë e efektivit ku pothuajse 50 % të efektivit e mbajmë në reparte për të pasur një punë efiçente në të gjitha operacionet e zjarrit që na bien. Gjatë sidomos këtyre 10-ditëve të fundit duke filluar nga sot ky 10-ditësh ka pasur mbi 4 zjarre pothuajse masive që ne i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë”, - tha Spathara

Drejtoria e zjarrfikëseve u bën apel banorëve të zonës të vënë në dijeni policinë për çdo rast të zjarrvënieve të qëllimshme.
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)