BERAT - Që prej fillimit të këtij viti shërbimi i taksive 8+1 nuk është më në dispozicion të qytetarëve beratas për linjat ndër-qytetase. Një vendim i ditëve të fundit i Bashkisë Berat përcakton së transporti interurban do realizohet vetëm me autobusë, ndërsa nga 81 furgonë që e ofrojnë aktualisht këtë shërbim do lejohen vetëm tre të tillë.
Kjo ka sjellë reagimin e drejtuesve të furgonëve, të cilët sot janë grumbulluar para Bashkisë së qytetit ku kanë kërkuar shpjegime për këtë situatë.
Ata pohojnë së furgonët janë i vetmi mjet me të cilin ata sigurojnë mbijetesën e familjeve të tyre.
Drejtuesit e Bashkisë pohojnë së ky vendim është marrë pas udhëzimit nga Ministria e Transporteve.
Ata sqarojnë së kërkesat e drejtuesve të furgonëve po shqyrtohen nga drejtuesit e bashkisë dhe në ditët në vijim do merret një vendim i dytë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO