TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ishte sot në Berat, ku u takua me përfituesit konkretë të Fondit të Nxitjes së Punësimit, ndërsa deklaroi se "ky fond u gjen punë personave në nevojë".
Pas Gjirokatrës, Lezhës dhe Vlorës, ministri Veliaj i uroi "Punë të mbarë" 60 zonjave të punësuara në kompaninë fason "Berat Konfeks", si pjesë e programeve të Fondit të Nxitjes së Punësimit.
"Ato para nga taksat që ne po ia ofrojmë bizneseve nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit, shkojnë në ndihmë të njerëzve nevojtarë, të cilët bëjnë një punë shumë më fisnike se sa dërdëllitjet e përditshme nga zyra e Shqupit. Për të gjitha ato deklarata, përgjigja jonë është me punë dhe jo me llafe", deklaroi z. Veliaj.
Sipas ministrit Veliaj, programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit janë të rëndësishme pikërisht pse punësohen njerëz, të cilët njëkohësisht dalin nga skema e Ndihmës Ekonomike dhe angazhohen në punësim real. "Skema e Ndihmës Ekonomike është diçka e përkohshme për të përballuar një situatë të vështirë. Por, mënyra e vetme për të jetuar me dinjitet është puna", tha ai.
Nga ana tjetër, ai kujtoi se në vjeshtë do të fillojë edhe shpërndarja e fondit prej 5 milion dollarësh, si pjesë e paketës fason, e cila do të jetë ekskluzivisht për biznesin fason.
Fondi i Nxitjes së Punësimit në Berat ka financuar 5 biznese me rreth 20 milion lekë të reja, nga e cila kanë përfituar 155 punëkërkues të papunë. Kompania "Berat Konfeks" e ka filluar aktivitetin e vet prodhues për prodhim, përpunim dhe ambalazhim produkti të konfeksioneve në vitin 2003 me 40 punëtorë. Sot kompania ka kontrata të sigurta pune me firma të njohura europiane si "Liabel", "D.C", "Original Marines" dhe "Coop"./ATSH/
/Shqiptarja.com