Policia e Beratit gjatë ditës së djeshme arrestoi dy persona si dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për një 18-vjeçar. Dy të ndaluarit me iniciale F.S  dhe Alfred Isufaj akuzohen për veprën të ndryshme penale të “vjedhjes”, “ushtrim dhune në familje dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sipas uniformave blu 42-vjeçari, Alfred Isufaj ishte shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë si dhe ka vjedhur automjetin e babait të tij me iniciale H.I, 67 vjec, banues në Berat.

Gjithashtu policia ka arrestuar një 18-vjeçar me iniciale F.S pasi akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Një banues në Berat ka bërë një kallzim penal për personin me iniciale F.S, ndërsa gjatë shoqërimit të 18-vjecarit për në Komisariatin e Policisë Berat ky shtetas ka goditur punonjësit e policisë në krye të detyrës.

Gjithashtu policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për një 18-vjeçarin me iniciale J.Gj pasi akuzohet për veprën penale “Kanosja”. 18-vjecari banues në Ura Vajgurore, akuzohet se për motive të dobta ka goditur me sende të forta M.Ç, 17 vjeç.

Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kanosja” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)