BERAT - Arrestohet në Berat kreu i një bande që vriste e grabiste në vitin 1997 në këtë qytet.
Sipas policisë, Bashkim None, 45 vjeç, nga Kuçova, kreu i bandës së Vakëfit është vënë në pranga gjatë ditës së sotme pasi akuzohet për vrasjen e Festim Sallarin dhe plagosjen e Altin Zhurit e Jaçe Hajdinit.
Kjo ngjarje mësohet se ka ndodhur në 25 prill të vitit 1997 dhe tre personat, udhëtonin me një furgon në rrugën Berat-Skrapar.
Siç bëhet e ditur, None bashkë me bandën e tij kishin zënë pritë mjetit por ai nuk kishte ndaluar. Në këtë situatë ata kanë qëlluar ndaj mjetit duke lënë të vdekur Festim Sallarin dhe dy të plagosurit. Arrestimi është bërë nga sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Beratit, pas lëshimit të urdhërit nga ana e prokurorisë së këtij qarku.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com